Prishtina sipas parashikimeve shënoi fitore ndaj Feronikelit 2-0, por ende nuk është ajo Prishtina e vërtetë.

Në fakt, ndaj kundërshtarëve që po mbyllen shumë si rasti i Feronikelit, kur në pjesën më të madhe të ndeshjes në zonë rrinin nga tetë lojtarë, ishte e vështirë për kaltër e bardhët, mirëpo edhe kështu arritën të shpërthejnë mbrojtjen e fortë duke realizuar dy herë me anë të Leonit Abazit dhe Bleart Tolaj.
Me këtë fitore Prishtina shkoi në kuotën e 21 pikëve, apo -4 nga Gjilani, kurse Feronikeli mbetet në fund me 10 pikë.

Në Klinë u ndanë pikët. Dukagjini dhe Ulpiana luajtën 1-1, me mysafirët që shënuan të parët me anë Emir Rezi, kurse barazoi Altin Merlaku nëntë minuta para fundit.
Ulpiana mbetet jashtë zonës së kuqe me 17 pikë, një më shumë se Dukagjini. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here