Ndeshja e parë e xhiros së 23.  në Vala Superligën e Kosovës në futboll nisi me fitoren e Prishtinës ndaj Ferizajt me rezultat minimal 1:0, por duhet pranuar se mysafirët që pësuan disfatën e parë në pranverë, nuk merituan të dalin nga stadium “Zahir Pajaziti” me humbje pasi merituan së paku një pikë.

Goli e tri pikëve të plota kaltër e bardhëve ia siguroi Gauthier Mankenda, pas një akcioni të bukur të nis nga Liridon Leci dhe Armend Dallku, mirëpo kontribut në këtë gold ha edhe reagimi jo i mirë i portierit Letrim Rexhepi.

Prishtina po Lufton për një vend sa më të lartë në renditjen tabelare, kurse Ferizaj po Lufton ende për tu larguar nga barazhi. Trajneri Arsim Thaqi i Prishtinës debutoi me fitore.

Artikulli paraprakZyrtare: Operohet Marco Pjaca
Artikulli tjetërLetra të toaletit me fytyrën e Higuain