Një fitore e merituar dhe e pritshme e Prishtinës ndaj Llapit.

Kaltër e bardhët fituan 3:2, në ndeshjen e luftuaer shumë nga të dyja skuadrat, por përvoja më e madhe e kryeqytetasve u vërejtë shumë dhe me meritë i mori edhe tri pikë të reja për të mbetur në hap me Dritën në garë për titull të akmpionit, shkruan Korneri.net

Ahmet Januzi shënoi që në minutën e parë, por katër minuta më vonë Mentor Zhdrella e barazoi rezultatin pas një gjuajtje të lirë.
Por, prishtinasit ishin të vetëdijshëm se duhet fituar dhe këtë e bënë mirë me Arbër Hoxhën që shënoi për 2:1, kurse Ahmet Januzi e realizoi edhe golin e tretë. Merlaku i Llapit e vuri rezultatin final krejt në fund. /Korneri.net

Artikulli paraprakDrita e hatashme, rikthehet nga humbja në fitore
Artikulli tjetërFitojnë favoritët në Ligën e Parë, ja rezultatet