Kushtrim Munishi, futbollistët apo të dy së bashku. Kush është më meritorë për sukseset e Prishtinës në këtë fillim të edicionit në Vala Superligë. Edhe pas ndeshjes së katërt rresht kaltër e bardhët nuk kanë humbur, por ishin të pafat në sekondat e fundit të ndeshjes derbi përballë Besës, pasi ishin më afër se kurrë të fitojnë, por sulmuesi Ëemajl Elshani në minutën e 92, e barazoi rezultatin duke i ndarë pikët e kësaj përballje shumë të mirë.

Basit Khalid ishte realizuesi i vetëm i Prishtinës që ka mundur të shënonte së paku edhe njëherë sidomos në momentin kur gjuajtja nga distanca e Mërgim Pevqelit të mos e qëllonte shtyllën. Kur prishtinasit menduan se ndeshja përfundoi, një akcion i bukur nga e majtta e pejanëve dhe kthimi i topit në zonë, më së miri u gjent Elshani që e la një pikë të vlefshme në Pejë.

Liria mposhti Dritën 3-1 me golat e Mentor Korenicës, Blendi Memajt dhe Alban Shillovës, kurse Drita shënoi përmes Bllazhevskit.

Trepça 89 fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Llapit, që nuk po ia del të sigorjë rezultate pozitive në udhëtim.

Florent Hasani dhe Fiton Hajdari ishin realizuesit e golave për mitrovicasit.

Artikulli paraprakHamsik e kaloi legjendën Maradona
Artikulli tjetërMilan nuk është skuadër dhe pikë…