Prishtina shënoi fitore të rëndësishme dhe aspak të lehtë ndaj Dritës në Gjilan, për të qenë afër kreut të tabelës dhe luftës për titull të kampionit. Kaltër e bardhët shfrytëzuan një rast nga disa që pati në tërë ndeshjen duke shënuar përmes sulmuesit Makenda që i kaloi tre futbollistë të Dritës plus portierin Latifi, për të realizuar golin e tri pikëve të mëdha.
Ishte kjo fitorja e parë e Prishtinës në Gjilan ndaj Dritës, që mbetet skuadra me sulmin më të dobët në Vala Superligë me vetëm 3 gola të shënuar.