Një tjetër fitore e madhe e Prishtinës në Val Superligë, dhe ndoshta një nga më të rëndësishmet deri më tani për faktin se mposhti në Drenas kampionin aktual Feronikelin, dhe sërish kthehet në pozitën e parë të klasifikimit aty ku për disa orë qëmdroj Trepça 89’.

Prishtina për herë të dytë mposhti Feronikelin brenda  dy muajve pas asaj në Superkupë, pork jo kampionale ishte shumë më e vlefshme për faktin se Prishtina tashmë ka +7 pikë ndaj kampionëve të cilët pësuan disfatën e tretë sezonale.

Duket se skuadra e Afrim Tovërlanit nuk qenka sivjet për ndeshje derbi pasi dy humbjet paraprake erdhën nga kandidatët tjerë për titull, Besës dhe Gjilanit, edhe pse duhet të pranojmë faktin se në të gjitha ndeshjet përfshirë edhe kjo me Prishtinën, futbollistët e Feronikelit ishin më të mirë me lojë, krijuan më shumë, por duket se fati u aka kthyer shpinën.

Mungesa e Kurtishajt dhe Hotit u vërejtën në këtë ndeshje pasi goli mungoj, ndërsa Prishtina si tri ndeshjet tjera edhe këtë herë shënoi herët në lojë përmes Debatik Currit, dhe këtë epërsi po e ruan deri në fund, krejt kjo fal angazhimit të madh e mbrojtjes jashtëzakonisht të fortë, e pathyeshme.

Tri pikë të mëdha për Prishtinën, që me këtë fitore po dëshmon se është favorite për titullin e kampionit.

 

Artikulli paraprakGarnett i tha “boll” basketbollit
Artikulli tjetërTrajneri gjerman i Prishtinës: “Ende është herët”