Skuadra më e madhe kosovare në futboll, FC Prishtina, ka shënuar fitore ndaj tivalit të dobët nga Uellsi, Connah’s Quay me rezultat 4-1, në ndeshjen e parë kualifikuese në Conference League.

Kaltër e bardhët ishin shumë më mirë gjatë gjithë kohës, por përkundër dominimit të madh, kryeqytetasit shënuan golin e epërsisë në fund të pjesës së parë me anë të mbrojtësit Leotrim Bekteshi, shkruan Korneri.net

Me të nis e dyta Otto John realizoi golin e dytë, dhe kur pritej që Prishtina të shënonte golin e tretë, vjen dënimi fal gabimit të portierit Ardit Nika, që pranoi gol nga rreth 25 metra, me golashënues Tom Moore.

Nuk vonoi shumë dhe vjen goli më i bukur i mbrëmjes nga Endrit Krasniqi, dhe në sekondën e fundit Otto John shënoi për rezultatin final. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here