Sigal Prishtina ka fituar trilerin ndaj Teodos në kryeqytet. Bardhekaltërit erdhën te fitorja vetëm pas lojës shtesë me rezultat 98-93, kur u mendua se kampioni aktual i Ballkanit, po shkon drejt humbjes së tretë në këtë kompeticion.

Skuadra e trajnerit Sarin mirë e filloi takimin dhe gjatë pjesës së parë pati pothuajse në vazhdimësi epërsi në rezultat, teksa në pushim shkoi me +4 pikë 54-50.

Prishtina ishte më e mirë deri në fund të çerekut të tretë madje pati epërsi deri në +9 pikë, mirëpo një seri e shpejtë e mysafirëve në minutën e fundit bëri që Teodo të rikthehet fuqishëm në lojë.

Fundi ishte dramatik për Prishtinën, madje u mendua se skuadra jonë do të duhej të pajtohet me humbjen e tretë, por në sekondat e fundit të takimit Prishtina arriti të rikthehet në lojë dhe të dërgoi ndeshjen në vazhdime, kjo falë dy pikëve të kapitenit Edmond Azemi i cili shënoi në çastet e fundit të takimit për të barazuar rezultatin në 88-88.

Pesë minutat e fundit i takuan Prishtinës e cila pati paraqitje më të mirë, kjo falë fundorit amerikan Jabarie Hinds, i cili morri në duar fatin e Prishtinës sonte për ti dhënë fitore me rezultat 98-93.

Më i miri në parket te Sigal Prishtina ishte MJ Rheet, me Double-Duble, prej 20 pikë e 11 kërcime, teksa Hinds regjistori 23 pikë e Fisnik Rugova 14 sosh.
Te musafirët u dalluan ish lojtari i Sigal Prishtinës, Nikola Vucurovic me 26 pikë, prej tyre pati 6 treshe, ndërkohë ish qendra e Pejës, Marojevic regjistroi 20 pikë e Kusovac 18 pikë.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Benfica – Napoli
Artikulli tjetërParis SG bëri “harakiri”, Arsenali i pari i grupit