Ibrahimit dhe Ahmetit, FC Prishtina iu dëshiron sukses në vazhdim të karrierës

Mbrojtësi 34 vjeç, Labinot Ibrahimi dhe mesfushori 24 vjeç, Ergyn Ahmeti, iu kanë skaduar kontratat dhe janë futbollistë të lirë.

Labinot Ibrahimi në Prishtinë ka luajtur për 4 sezone e gjysmë, 2009-2013 (në pranverë 2012 ishte i huazuar) dhe edicioni i sapo përfunduar, 2019/20, me çka ka regjistruar 139 paraqitje zyrtare (12 zëvendësuar, 14 zëvendësues dhe ka arritur 86 fitore, 25 barazime dhe 28 humbje) dhe ka shënuar 5 gola.

Ergyn Ahmeti ishte pjesë e Prishtinës për tre edicione rresht, nga edicioni 2017/18, 2018/19 dhe ky i fundit 2019/20. Për tre edicione, Ahmeti ka zhvilluar 84 ndeshje zyrtare (35 zëvendësuar dhe 25 zëvendësues duke shënuar 52 fitore, 18 barazime dhe 14 humbje) duke shënuar 9 gola, nga 3 gola për çdo sezon dhe ka asistuar në 5 gola.

FC Prishtina i falënderon për angazhimin maksimal dhe iu dëshiron sukses në vazhdim të karrierës.

Artikulli paraprakMilan fillon sezonin e ri evropian pa Ante Rebic
Artikulli tjetërGëzim Rusi prezantohet te skuadra e re