Derbi kosovar në mes Prishtinës dhe Besës përfundoi me fitoren e kaltër e bardhëve me rezultatin tashmë më të njohur për ta 2:0.

Zhvillohej minuta e 12-të, kur pas harkimit nga këndi i Endrit Krasniqit, me një goditje shumë të bukur me të parët shënoi Mërgiv Pevqeli, që gëzoi pa masë skuadrën e tij dhe tifozët e mbledhur në stadium, kurse golin e rezultit përfundimtar e shënoi Endrit Krasniqi në sekondat e fundit të ndeshjes pas gabimit në mbrojtjen kundërshtare.

Tri pikë shumë të vlefshme në garë për titull të kampionit sepse edhe Besa pas pranimit të golit pati rastet e veta, por fati nuk ishte në anën e tyre, andaj sërish pëson disfatë në udhëtim. Ishte kjo humbja e parë e Besës pas një serie të mirë prej pesë ndeshje pozitive, kurse Prishtina me këtë fitore kalon për ddisa orë në pozitën e parë me 34 pikë.

Një tjetër ndeshje e mirë, me raste dhe gola në Skenderaj. Këtë herë Drenica dhe Gjilani luajtën 1:1, pas një pjese të parë jo shumë të mirë dhe me pak raste, mirëpo e dyta ishte shumë më e gjallë dhe dinamike me ç’rast edhe u realizuan golat në të dyja anët.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Isa Emihazirit i cili u asistua për mrekulli nga Egzon Shabani, por nuk vonoi shumë kur Azem Bejta barazoi rezultatin në 1:1.

Artikulli paraprakQesharake? Festoj golin e papranuar për 20 sekonda!
Artikulli tjetërBarazim i çmendur në “Old Trafford”