Prishtina e re, rezultati pozitiv.

Pas shumë ndryshimeve në skuadrën më të madhe kosovare, FC Prishtina, nga kryesia, trajneri e deri te lojtarët, kaltër e bardhët shënuan fitoren e parë në edicionin e ri, duke mposhtur në udhëtim Dukagjinin me rezultat 1-2, shkruan Korneri.net

Në Klinë ndeshja ishte mjaftë interesante, me raste dhe gola, mirëpo në fund festuan mysafirët që kaluan në epërsi me golin e Endrit Krasniqit. Vendasit barazuar në fund të pjesës së parë përmes Ahmet Januzit, por djelmoshat e Ismet Munishit, shpërthyen atëherë kur askush nuk priti.

Kur po zhvillohej minuta e 92, Muhamed Useini shënoi me kokë për rezultatin final dhe pikët e para të plota për kryeqytetasit. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan.City dhe Arsenal po shkëlqejnë
Artikulli tjetërDramë në Gjilan, vendasit fituan krejt në fund me përmbysje