Pas dy javëve qëndrim në Antalya të Turqisë, në kushte të përsosura të punës, skuadra ka “mbushur bateritë” dhe me shumë pak lëndime (vetëm Miftaraj të cilin lëndimi e përcolli nga Prishtina) rikthehet në shtëpi. Të premten futbollistët kanë ditë të lirë, ndërsa nga e shtuna rifillon seancat stërvitore.

Ndërsa kryetrajneri Josa është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me punën e bërë nga skuadra.

“Më besoni, asnjëherë nuk kam qenë më i kënaqur në përgatitje se sa tani. Nuk kisha shumë ndeshje, vetëm tre dhe isha tërësisht i preokupuar vetëm në punë në përgatitje maksimale të skuadrës. Kushte e punës i kisha të përsosura, ndërsa futbollistët iu përgjigjën maksimalisht impenjimit që unë doja. Edhe pse skuadra donë ende edhe pak punë deri në përpunimin e plotë të ekipit, besoj shumë se kjo do të arrihet në momentin e duhur dhe për këtë duhet përkushtimi maksimal edhe i futbollistëve”, ka thënë kryetrajneri Mirel Josa.

Skuadra të mërkurën ndeshet për Kupë me Kosovën e Prishtinës, ndërsa klubi shumë shpejt duhet të gjejë zgjidhje për fushën e ndeshjes.

Artikulli paraprakE pabesueshme, zhduket sulmuesi i Leicester, Riyad Mahrez
Artikulli tjetërNeymar nuk shkëlqen me Realin’, -Deklarata që po ‘çmend’ brazilianin