Prishtina do të ketë punën më të vështirë derti më tani në këto gjashtë xhirot e para të Vala Superligës, pasi të shtunën në Drenas takohet me kampionin aktual Feronikelin.
Kaltër e bardhët kaluan përgatitjet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe një atmosferë të mirë, me trajnerin e ri gjermanin Lutz Lindemann i cili po kërkon diciplinë maksimale tek lojtarët, e sidomos para duelit të rëndësishëm që vijon.
Prishtina do të jetë e kompletuar kundër Feronikelit, dhe pothuajse që nga stërvitja e fundit u pa dhe kuptua se kush do të luajë kundër Feronikelit pasi skuadra e parë ishte e ndarë nga e dyta.
Kryeqytetasit të cilët sivjet kanë skuadër shumë të fortë e sidomos në fazën defanzive, janë zotuar se formën e tyre aktuale të miër do të vazhdojnë edhe në Drenas, dhe se nga atje nuk do të dalin kokëulur.