Pas më shumë se 48 orë na ndajnë nga ndeshja kryesore e vitit në futbollin Kosovar.
Prishtina-Drita, përballen në derbin e derbive, në ndeshjen që përcakton trofeun, përcakton titullin e kampionit dhe jnë vend në Ligën e Kampionëve, shkruan Korneri.net
Të dielën pasdite qyteti i Pejës, do të jetë i vërshuar nga qytetarë dhe tifozë të Prishtinës e Dritës, të cilët do të mësyjnë drejtë stadiumit “Shahin Haxhiislami”, i cili është shumë i vogël për t’i zënë të gjithë ata që duan ta shohin këtë ndeshje të madhe nga vendi i ngjarjes.
Prishshtina e cila para duelit të fundit është e dyta në tabelë me tri pikë më pak se Drita, dhe vetëm me fitore prej dy golave dallim shpallet kampione, po vazhdon intenzivisht përgatitjet për këtë ndeshje jetike për ta.
Stërvitjet po shkojnë për mrekulli në stadiumin e 2 Korrikut, atmosfera është shumë e mirë dhe lojtarët duken shumë të qetë për momentin edhe pse do jenë ata të cilët do të duhet të kenë një presion të rezultatit që nga minuta e parë.
E tërë skuadra është me disponim të mirë, nuk do të ketë mungesa në përbërjen që e mendon Mirel Josa, andaj të gjithë janë të gatshëm të luajnë dhe të kontribuojnë të dielën në fushën e blertë. /Korneri.net