Kampioni i Kosovës Sigal Prishtina, e ka fituar përballjen e sontme ndaj skuadrës ukrainase Khimik me rezultat 76:65, duke treguar superioritet gjatë gjithë takimit, ku më këtë fitore bardhekaltërit i prijnë grupit G në Europe cup.

Më i miri në këtë takim ishte Dardan Berisha me 20 pikë, i ndihmuar nga Lis Shoshi me 12 pikë. Te mysafirët Arians ishte më i miri me 15 pikë të shënuara.

Prishtina javën e shkuar në Belgjikë mposhti Belfious Mons-Hainautin (74:72) me një kosh në sekondat e fundit.

Kujtojmë që Prishtina sërish do të luaj ndaj Khimik pas dy ditësh, por këtë radhë në kuadër të xhiros së tretë në Europe Cup./Korneri.net.

Artikulli paraprakMjaftoi Perrotti që Roma ta mposht Crotonen
Artikulli tjetërWest Ham befasoi rivalin lokal, Tottenham eliminohet nga Kupa