Prishtina vazhdoi hapin e shpejtë dhe të fuqishëm përpara në Superligë pasi shënoi edhe fitoren e tretë sezonale dhe atë pas asnjë problem ndaj skuadrës më të dobët aktualisht në ligë, Hajvalisë.
Se mysafirët dëshmojnë këtë që e themi tregoj vetëm sekonda e 50. kur kaltër e bardhët shënuan golin e epërsisë përmes Labinot Osmanit. Nuk vonoi shumë dhe Prishtina e gjeti edhe golin e dytë të cilin e realizoi mjaftë bukur dhe nga gjuajtja e lirë ish anëtari i Hajvalisë, Liridon Leci. Rezultatin final e vuri Ahmet Jonuzi.
Por, lajme të këqija për Prishtinën vijnë në vazhdim, pasi Debatik Curri dhe Endrit Krasniqi u ndëshkuan me kartonë të kuq dhe do të mungojnë në derbin e xhiros së ardhshme kundër Besës në Pejë.