Prishtina ka shnuar fitore rëndësishme ndaj Lirisë, për të shfrytëzuar humbjen e Feronikelit nga Llapi, pë të kaluar në vendin e dytë në tabelë. “Bardhekaltërit” në stadiumin e “Agron Rama”, në Kastriot mposhtën skuadrën nga Prizreni me rezultat 3-1.

Dy gola për kryeqytetasit u shënuan nga Gauthier Mankenda dhe një nga Khalid ndërkohë afrikani tjetër por në rradhët e Lirisë, Chibuze shënoi golin e vetëm për musafirët.

Prishtina pas kësaj fitore e ka hipur në vendin e dytë me 63 pikë, kurse Liria mbetet deri në fund në luftë për ti ikur barazhit. Aktualisht skuadra e Besenit është e teta me 30 pikë, aq sa ka dhe Ferizaj që është i nënti.

Prishtina javën e ardhshme do të jetë musafir i Feronikelit, teksa përcjellsi i saj Llapi udhëton në Mitrovicë, për tu ndeshur me kampionin aktual Trepça89

Artikulli paraprakATL Madrid kërkon përmbysjen e “çmendur”
Artikulli tjetërLlapi nuk ndalet mposhtet edhe Feronikeli