Po vazhdon turneu i futbollit për futbollistët e lindur më 2008 në Ohër të Maqedoonisë së Veriut.
Shkolla e futbollit Prishtina 2022 ka kaluar në gjysmëfinale të këtij turneu, pas në ndeshjen çerekfinale mposhti bindshëm dhe lehtë skuadrën Kërçova me rezultat 3-0, dhe me plot meritë iu bashkua katërshes së madhe për një vend në finale, shkruan Korneri.net
Golat për Prishtina 2022 i shënuan Orges Maliqi, Dion Kalludra dhe Endi Gashi, edhe pse me lojën e treguar, fitorja ka mundur të ishte edhe më bindëse. Duhet përmendur edhe portierin Lenars Namani, i cili ishte fenomenal, sepse përveç që mbrojti shumë mirë, ai priti edhe një penallti të kundërshtarëve.

Në gjysmëfinale e cila luhet pak më vonë, Prishtina 2022 do të përballet me Skënderbeun nga Shqipëria. /Korneri.net