Pasditën e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka nis turneu tradicional Fer Play Cup, në futboll për grupmosha të reja, gjenerata 2008.
Në këtë turne po marrin pjesë mbi 20 skuadra nga rajoni, kryesisht skuadra nga Maqedonia Veriore, kurse skuadra Prishtina 2022 e luajti ndeshjen e parë të grupit, shkruan Korneri.net

Përballë skuadrës mjaftë cilësore Bregalnica, Prishtina 2022 luajti baraz 1:1, pas një ndeshje shumë interesante dhe të luftuar. Golin e vetëm për skuadrën prishtinase e shënoi Dion Kalludra. Nesër (e mërkure), Prishtina 2022 luan ndaj skuadrën nga Struga, Young Team. /Korneri.net