FC Prishtina ka arritur sot ka mbërritur në Lara të Antalya-s ku do të qëndrojë për dy javë për fazën përgatitore të dimrit.

Ekipi nuk ka ndërruar vendqëndrim duke u vendosur sërish në kompleksin e hotelit “Titanic Beach Lara”.

Skuadra pasdite ka mbajtur seancë të lehtë stërvitore në fushën brenda kompleksit të hotelit.

Në ekspeditën e Prishtinës janë 23 lojtarë, ndërsa mungojnë për shkaqe dokumentacioni, Gauthier Mankenda dhe Oto John, portieri Alban Muqiqi i infektuar me COVID-19 dhe Ermal Vitija i lënduar.

Ekipi i Prishtinës në këto përgatitje përbëhet nga portierët, Eglant Haxho, Ardit Nika dhe portieri i juniorëve, Fatos Sinani.

Prej 20 futbollistëve që marrin pjesë janë:

Besnik Krasniqi, Erdin Dushi, Gentjan Muça, Leotrim Bekteshi, Lumbardh Dellova, Gledi Mici, Leonit Abazi, Tun Bardhoku, Behar Maliqi, Lorik Boshnjaku, Valon Pllana, Qendrim Zyba, Sabien Lilaj, Endrit Krasniqi, Mergim Pefqeli, Albin Prapashtica, Enis Gavazaj, Dhurim Zhuri, Alban Shillova dhe Leotrim Kryeziu. Ekspeditën e skuadrës prinë drejtori sportiv, Fisnik Kërçeli, kryetrajneri Zekirija Ramadani me trajnerët, Armend Simnica, Debatik Curri, Orhan Abdi (tr. kondicional), Ahmet Beselica (tr. i portierëve), Alban Llumnica e Atdhe Halimi (fisio), Ruzhdi Gashi e Ismet Kçiku (ekonomat), Faton Zejnullahu (përgjegjës i ekipit).

Skuadra në këto dy javë pritet t’i zhvillojë katër ndeshje. Për shkak masave të ashpra anti-COVID-19 të ndërmarra nga shteti i Turqisë, me gjithë aranzhimin e ndeshjeve, zyrtarizimi i tyre i plotë bëhet vetëm në ditën e takimi.

Skuadra pritet të ndeshet me Dritën të shtunën më 23 janar në kuadër të Superkupës dhe tre miqësoret tjera kundër tri ekipeve:

Chayka (Liga e parë Rusi, e martë 26 Janar),

Orenburg (Liga e parë Rusi, e premte 29 Janar)

Rukh Lviv (Superliga e Ukrainës, e dielë 31 Janar).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here