Nga ku dhe kush do të nis Milano i ri me presidentin Yonghong Li? Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe bartjes së klubit nga Berlusconi te investitori i ri kinez, të gjithë sytë e tifozëve janë te menaxhmenti i ri të dyshja Fassone-Mirabelli të cilët janë përgjegjës për transferime, marrëveshje dhe kontrata me lojtarët, përcjell Korneri.net.

Padyshim se Milan ka prioritete të mëdha gjatë këtij viti e sidomos gjatë tremujorëshit të ardhshëm, duke filluar me vazhdimin e kontratave me lojtarët aktual, marrëveshjen me dias futbollistë që ende janë në formë huazimi, dhe kuptohet për përforcimet e reja në çdo pjesë të fushës.

Ajo që presidenti i ri u ka bërë të gjithëve me dije është portieri më i talentuar në botë, Gigi Donnarumma. Sipas tij Donnarumma nuk do të shitet asnjëherë dhe se kontrata e tij e re do të finalizohet shumë shpejt. Pastaj do të shikohen mundësitë e blerjes së kartonëve të Deulofeu dhe Pasalic që janë të huazuar nga Everton përkatësisht Chelsea, si dhe kontratat e reja me De Sciglio dhe Suso.

Sa i përket përforcime këty shihet një ofanzivë e madhe sepse buxheti për blerje do të jetë afro 150 milionë euro (pa shitje), ngase ende nuk dihet se a do të qëndroj apo jo Bacca edhe vitin tjetër si dhe disa lojtarë tjerë jo shumë të rëndësishëm, prandaj para për blerje mund të jetë gati 200 milionë, mëson Korneri.net.

Në listë janë sulmuesi i jashtëzakonshëm dikur anëtari i Milanos, Pierre-Americk Aubameyang për të cilin janë të gatshme deri në 70 milionë euro.
Cesc Fabregas sipas disa informacioneve ka pranuar transferimin te Milan, kurse Keita Balde do të nisej nesër djret Milanellos vetëm se për këtë duhet të bisedohet gjatë me presidentin Claudio Lotito.
Pastaj është anëtari i Napolit, Lorenzo Insigne të cilin e adhurojnë shumë Fassone-Mirabelli. Ata janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 35 milionë euro për shërbimet e tij, kurse në fazën defanzive emrat më të përfoluar mbeten Kolasinac i Schalke dhe Mosacchio i Villarreal, që mund të jetë përforcime më të lehta pasi për ta bisedimet kanë nis shumë më herët.

Artikulli paraprakBie rekordi botëror, Mbappe te mbretërit
Artikulli tjetërEnrique gjeti shkakëtarët e humbjes nga Juventusi