Ballkani mori vetëm një pikë në derbin e xhiros ndaj Prishtinës.

Të dielën në Suharekë, Ballkani e Prishtina luajtën pa gola në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Për Ballkanin është ndeshja e dytë pa fitore. Ndërkohë Prishtina ka vazhduar të marr pikë me trajnerin Emmanuel Egbo. Ka gjashtë ndeshje që nuk ka pësuar disfatë.

Në derbin në Suharekë raste kishin të dy skuadrat. Vendasit goditën traversën, por gol nuk realizuan.

Ballkani është lider i klasifikimit me 39 pikë. Prishtina është e pesta me 26 pikë.

Kjo ishte xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor. Megjithatë Ballkani i ka edhe dy ndeshje të mbetura që do t’i luaj gjatë javës së ardhshme.

Luan fillimisht në udhëtim ndaj Dritës ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë. Më pas po në udhëtim luan ndaj Gjilanit. Kjo ndeshje e mbetur i takon xhiros së 13-të.

Artikulli paraprakLlapi sigurtë te Liria
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Liverpool-Man.United