Njëri ndër përforcimet më të shtrenjta në historinë e Interit, portugezi Joao Mario, është prezantuar edhe zyrtarisht në stadiumin Giuseppe Meazza së bashku me ikonën e gjallë të klubit neroaxur tashmë drejtorin Javier Zanetti.
Ai u përshendet nga më shumë se 68 mijë shikues, derisa mesazhi i tij për të gjithë ishte “Ta synojmë të gjithë titullin e kampionit”, që padyshim ishin fjalë të mëdha që elektrizuan atmosferën para ndeshjes kampionale kundër Palermos.