E përditshmja prestigjoze gjermane “Bild”, ka zbuluar prapaskenat se zgjedhja e ish-trajnerit të Dortmundit Thomas Tuchel ka ndodhur që në momentin që klubi bavarez vendosi të shkarkojë Ancelotti, shkruan “Korneri.net”.

Emërimi i Jupp Heynckes është menduar si një manovër për të shmangur anomalitë që mund të krijohen për një trajner që e merr skuadrën në mes të sezonit si dhe për të bindur më shumë tifozët.

Skuadra bavareze pritet ta zyrtarizojë Tuchel në muajin janar, ndërkohë që skuadrën do ta drejtojë Heynckes deri në fund të sezonit./Korneri.net.

Artikulli paraprakBarcelona, pesë emra për një vend në qendër të mbrojtjes
Artikulli tjetërMihajlovic shpërthen me kritika ndaj ekipit të tij: Ju jeni futbollistë, por nuk jeni burra…