Është dita e së vërtetës në shtëpinë e Barcelonës.

Kjo pasdite është afati i fundit për prezantimin e nominimeve presidenciale. Kandidatët për të parin e klubit duhet të paraqesin 2,257 nënshkrime të mbështetjes nga anëtarët. Të gjithë votojnë më 24 janar ndërsa fushata aktuale zgjedhore do të jetë midis 15 dhe 22 janar. Më 25 janar, presidenti i ri do të marrë detyrën, përcjell Korneri.net

Sidoqoftë, ekspertët e epidemiologjisë kanë analizuar situatën aktuale të infektimit me Covid-19  në Kataloni, dhe janë shprehur në favor të shtyrjes së zgjedhjeve, jo vetëm të presidencës së Barcelonës, por edhe të asaj të Generalitat de Catalunya. Në 24 orët e fundit, mbi një mijë infeksione të reja janë regjistruar në Kataloni, plus 70 vdekje. Pranimet në spital janë gjithashtu në rritje. /Korneri.net

Artikulli paraprakLiverpool duhet apo jo të blejë qendër mbrojtës! Kjo është lista e ngushtë që nuk kushtojnë shtrenjtë
Artikulli tjetërFiorentina afër transferimit të mbrojtësit Conti