Ish-basketbollisti i Realit të Madridit, slloveni Klemen Prepelic është bërë me skuadër të re, transmeton AsistiOnline.com

Koshashënuesi më i mirë i sezonit që po e lëmë pas në ligën spanjolle, Klemen Prepelic, ka nënshkruajtur marrëveshje me Valencia Basket. Palët në fjalë kanë nënshkruajtur kontratë dy-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Prepelic e kaloi sezonin 2019-20 në huazim nga Real Madridi te Joventut Badalona, me të cilët ai pati mesatare prej 21.7 pikë, 3.0 asiste dhe 1.7 kërcime në ligën spanjolle 17.0 pikë dhe 3.9 asiste në 15 ndeshje në EuroCup.

Ylli slloven e filloi karrierën e tij në Slloveni, duke luajtur për Maribor, Domzale dhe Olimpija përpara se të transferohej në Turqi për Banvit. Ai gjithashtu luajti në Gjermani për Oldenburg, si dhe në Francë për Limoges dhe Levallois para se të arrinte në Real Madrid.

Ai pati një nga rolet kryesore në skuadrën e Sllovenisë në EuroBasket 2017 në Turqi, kur sllovenët e fituan medaljen e parë të artë në historinë e ekipit kombëtar të tyre. /AsistiOnline.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here