Nëse kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro për transferime gjatë verës së e lam pas, kjo nuk do të thotë asgjë për pronarët e rinjë të Interit që janë zotuar se shumë shpejt do ta kthejnë klubin italian në krye të Italisë dhe Evropës.
El Mundo Deportivo, portali i njohur katalunas që është shumë i afër me Barcelonën, ka dhënë lajmin që është marr nga Gazzetta dello Sport, se pronarët e rinjë të Interit Grupi Suning, e ka në listën më të ngushtë sulmuesin uruguaijan, Luis Suarez.
Aty është edhe James Rodriguez dhe Kun Aguero, për të cilët nuk i diskutojnë shifrat e transferimeve dhe pagave që do të kërkonin në Inter.
Kur dikur është transferuar një superlojtar si Ronaldo (fenomeni), atëherë hapave të Morattit do të shkojnë edhe pronarët e rinjë të Interit.