Xhiroja e parë në Premier League solli shumë barazime, ndoshta nga kujdesi i skuadrave për të mos pësuar qysh në start.

Pas humbjes së Leicester City me rezultat 2-1, në ndeshjet tjera nuk pati ndonjë rezultat të papritur, përpos fitores së Swansea në udhëtim te Burnley.

Në ndeshjet tjera, WBA fitoi poashtu me rezultat minmal 0-1 në udhëtim te Crystal Palace, kurse ndeshjet Midlesbrough – Stoke City, Everton – Tottenham dhe Southampton – Watford u mbyllen me rezultat identik 1-1.

Kujtojmë që golin e barazimit për Stoke City e shënoi Xherdan Shaqiri, i cili hapi llogarinë e tij qysh në start të kampionatit.

Artikulli paraprakShënon Xherdan Shaqiri, ky është goli i “çmendur” i tij (VIDEO)
Artikulli tjetërDallku: Jam shumë i emocionuar, rikthimi im është i jashtëzakonshëm!