Barcelona nuk po arrin ta mbaj në skuadër brazilianin e famshëm Neymar, andaj tash ka nis të mendoj për zëvendësuesin e tij, shkruan Korneri.net.
Nuk është vetëm Coutinho në listën e blaugranëve pasi në Premier League ka edhe të tjerë që mund ta veshin fanellën e katalunasve. Fjala është për ish-anëtarin e Real Madridit apo anëtari i Arsenalit, Mesut Özil. Për reprezentuesin gjerman Barcelona ka bërë gati 60 milionë euro, por paga e tij do të ishte më e lartë se te “togjinjtë”. Ju kujtojmë se Özil ka kontratë vetëm edhe një vit, ndërsa nuk e ka ndërmend ta vazhdoj kontratën e re pikërisht sepse nuk po i rritet paga sa ai dëshiron. /Korneri.net