Qetë, sigurtë, mençur, por edhe më lojë cilësore, Trepça 89’ së paku për disa orë në kuadër të xhiros së gjashtë është lider në Vala Superligë. Fitorja ndaj Lirisë me rezultat 2-0, ishte e tretë rresht për mitrovicasit, dhe për këtë sukses përveç lojtarëve kuptohet, ka edhe trajneri Vton Çitaku që mori skuadrën pas largimit të Bekim Shotanit.
Dhe, kur lojërat e mira nuk mungojnë e së bashku me to edhe rezultat, atëherë nuk mbetet tjetër veçse të dalin në skenë zyrtarët e klubit.
Ata kanë gëzuar lojtarët dhe stafin teknik duke i shpërblyer me të holla që janë ndaraz me pagën që e meritojnë lojtarët. Pasi u arrit fitorja ndaj Lirisë, menjëherë pas ndeshjes lojtarët morën nga 300 euro premi, rregull kjo që është vënë nga kubi sa herë që skuadra i fiton tri ndeshje me radhë.
Një vendim ky i miër i zyrtarëve të klubit që gjithmonë janë korrekt në pagesa, i shtynë edhe më shumë futbollistët që ta dëshmojnë vetëm edhe xhirot e ardhshme, edhe pse duel ii xhiros së shtatë nuk do të jetë i lehtë pasi Trepça 89’ luan në udhëtim te Drenica.