Mbrojtësi i Real Madrid, Nacho, në një intervistë për mediat spanjolle ka treguar se kur ishte fëmijë mori lajmin se vuante nga diabeti. Ai flet për herë të parë për këtë dhe frikën e madhe që e kishte pasi kuptoi diagnozën, por forca e tij e madhe e ktheu sëmundjen në mënyrë pozitive dhe u kthye edhe më i fortë, shkruan “K.H”.
“Isha vetëm 12 vjeçar kur e kuptova që isha diabetik. Kam qëndruar jashtë fushave për dy vite, të tregohem i sinqertë ishin kohë të vështira.
E mbaj mend kur shkova në spital isha gati të shkoja në një turne me Real Madrid, por mungova. U kontrollova te një mjek, nuk ishte endokrinolog (specialist i sëmundjeve të gjëndrave). Më tha që ditët e mija të futbollit kanë marrë fund”, fillon rrëfimin e tij Nacho.
“Kalova një gjendje të vështirë në atë fundjavë. Tri ditë më pas takova Dr. Ramirezin, që u kthye në endokrinologun tim të rregullt dhe unë i kam shumë borxh atij.
Ai më tha mua kështu: Nuk kanë përfunduar ditët e futbollit për mua. Në fakt, unë vazhdova të luaj, pasi që gjendja psikike ka një rëndësi të madhe. Atë të hënë, jeta ime filloi përsëri. Natyrisht është e vështirë, natyrisht duhet të jesh u kujdesshëm tri herë më shumë se njeriu normal, por në një mënyrë unë e shoh si pozitive. Duhet të kesh kujdes me dietat dhe mënyrën e pushimit. Kjo të bën më të përgjegjshëm, pasi duhet t’i marrësh pajisjet (insulinën, monitor, etj…)”, ka thënë Nacho.
“Nuk kam asnjë ndalesë. Jam shumë me fat që luaj edhe futboll në nivelet më të larta. Luaj shumë sporte dhe kjo është mirë për anën psikologjike. Bëj prej të gjithave nga pak. Ngas biçikletën në male. Diabeti nuk më ndalon asgjë. Ka disa lloje të ushqimeve që duhet të kem kujdes, por unë i ha gjithçka.
Jam me fat që gjithçka është nën kontroll dhe kam bisedime të vazhdueshme me doktorin. Siç thashë, kjo të bën më shumë të kujdesshëm pasi kujdesem më shumë. E di që do të jetë me mua gjatë të gjithë jetës, natyrisht nëse gjendet ndonjë kurë. Është sikur të kesh një shok skuadre në krahë”, ka mbaruar rrëfimin e tij mbrojtësi i Real Madrid, Nacho.