Besoni apo jo, lajmet e fundit që vijnë edhe nga Anglia e që janë konfirmuar edhe në Itali, thuhet se Milan (kinezët) e kanë objektivin primar për verën e ardhshme sulmuesin e përfaqësueses angl;eze Harry Kane. Goalashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në Premier League, konsiderohet i pashitshëm nga klubi, por çmimi aktual prej 75 milionë funte që konsiderohet si klauzola e lojtarit sipas mediave britanike nuk shihet aspak problem për pronarët e rinjë të Milanos pasi synimi i tyre është ta kthejnë klubit aty ku ka qenë deri para 7 viteve, në majat e futbollit evropian jo vetëm italian.
Tottenham e ka një politikë interesante kur i shet lojtarët që fillimisht i konsideron të parekshëm. Ata e shtyjnë procesin deri në fund që të nxjerrin sa më shumë para nga lojtari, sepse nëse e kthejmë memorien mbrapa atëherë e njëjta situatë kishte ndodh me Luka Modric dhe Gareth Bale, që sipas klubit anglez ishin të vetmin të pashitshëm, por në fund i bleu Real Madridi, andaj nëse Milan është shumë i interesuar, punën mund të kryejë me sukses, thueht mes tjerash në shkrimet e atjeshme.