“Komplimente Mirabelit, i cili më shtyu të bëja këtë zgjedhje”, shprehej të hënën Marco Fassone, administratori i Milanit, duke iu referuar emërimit të Genaro Gattuzos në stolin kuqezi pak muaj më parë, pas shkarkimit të Vinçenco Montelës.
Një zgjedhje, sepse sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, Gattuso nuk ishte alternativa e vetme për të marrë drejtimin e Milanit. Përveç bisedimeve shumë të vështira me Carlo Anccelotin, drejtuesit e klubit kuqezi ishin në bisedime edhe me gjermanin Thomas Tuchel, ish-trajnerin e Borusias së Dortmundit.
Në fund fitoi linja e Gattusos dhe tani drejtuesit e Milanit kanë të drejtë të festojnë, sepse kanë bërë zgjedhjen e duhur.