Shumë kush është befasuar kur AC Milan, pas rezultateve aspak të mira përkundër investimeve të mëdha, shkarkoi trajnerin Vincenzo Montella. Në mbarë botën janë përfolur erma të mëdhenjë të cilët do mund të zëvendësonin ish sulmuesin e Romës, por ndodhi e kundërta. Fassone e Mirabelli, vendosën që skuadrën t’ia besojnë Genaro Gatussos, deri dje trajner i të rinjëve të Milanos.

Por, janë mediet italiane që zbulojnë një prapaskenë interesante sa i përket mënyrës se si Gattuso, erdhi deri te stoli i “Rossonervë”. Sipas këtyre burimeve thuhet se Gattuso, Fassone e Mirabelli, në parim kishin marrëveshje me Gennaron, që ai të marr drejtimin e “Primaveras”, me të vetmin kusht ku në kontratën e tij specifikohej se në rast të dorëheqjës, apo shkarkimit eventual të trajnerit të seniorëve të AC Milan, atëherë Gattusos, do të duhej patjetër ti ipet rasti të drejtojë skuadrën A, të 7 herë kampionit të evropës. Pra, kur Montellas, i erdhi fundi i’u hapën dyert ish mesfushorit të skuadrës të paktën të jetoj ëndrën e tij të drejtojë Milanon, ëndër kjo që mbetet të shihet çfarë arome do të ketë në ditët e ardhshme.

Artikulli paraprakKy është rekordi që Juventus e theu sonte në “San Paolo”
Artikulli tjetërPërfundoi kursi i parë për Licencën C