Cesare Prandelli një ditë më herë edhe zyrtarisht është emëruar trajner i skuadrës së famshme spanjolle Valencia. Ai menjëherë po mendon të përforcohet me futbollistë që do të vijnë nga Serie A, më saktë nga qyteti i Milanos.
Sipas mediave italiane, Prandelli për afatin e dimrit kërkon shërbimet e dy anëtarëve të Interit, Felipe Melo dhe Stevan Jovetic, kurse nga Milano sulmuesin Gianluca Lapadula.
Prandelli mendon se me 30 milionë euro do t’i kryente të trija këto përforcime.