Fiorentina – “Është një skuadër me individë cilësor. Ndodhen në një moment të vështirë, kanë ndërruar trajner së fundmi po në kompleks ata janë një skuadër e  mirë, dhe do të vijnë këtu për të bërë ndeshjen e tyre për t’u mbrojtur dhe kundërsulmuar. Ne duhet të jemi të kujdsshëm pasi është sfida e fundit e vitit 2020 dhe duhet t’a mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Prandelli – “Është trajner i zoti, unë kam patur fatin të stërvitesha nga ai. Ai është breshian njësoj si unë dhe e njoh shumë mirë. Më bëhet shumë qejfi që ka filluar përsëri të stërvisë në Seria A.”

Momentet me Prandellin – “Kam patur momente të bukura me të. Kemi bërë një Kampionat Europian perfekt me të në kombëtare, duke humbur finalen ndaj Spanjës. Është një person me shumë zemër, ku kam patur mundësi të qëndroja shumë me të. Kemi bërë së bashku edhe një Botëror dhe një Kupë Konfederatash. Do t’a ritakoj me shumë kënaqësi pasi e meriton të ketë diçka më shumë në fushë këtë moment.”

Ndeshja taktikisht – “Ata do të kërkojnë të mbyllen pas dhe do të bëjnë një ndeshje mbrojtëse duke shfrytëzuar ndonjë kundërsulm. Kanë një lojtar shumë të fortë fizikisht siç është Vlahoviç dhe një me shumë klas si Ribery, kështu që duhet të tregojmë shumë kujdes sidomos me këto dy lojtarë.”

Të lënduarit – “Dybala është stërvitur sot gjysmën e seancës me grupin dhe gjysmën i veçuar. Ndihet mirë dhe besoj se nesër do të jetë në dispozicion. Demiral është pak më mirë, ndërsa Artur nuk është ende i disponueshëm pasi ndjen ende dhimbje nga goditja që mori ndaj Atalantës.”, përfundon tekniku bardhezi, Andrea Pirlo.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakMessi: Kalova një verë të tmerrshme, nuk e kam humbur entuziazmin!
Artikulli tjetërMenaxheri i njohur shqiptar gati të marrë në pronësinë e tij klubin serb