Kampionët nuk kanë moshë. Ne do të donim që të jetë kështu, por fatkeqësisht realiteti është një tjetër.
Nga njëra anë kemi Iker Casillas, 35 vjeç, me një karrierë të gjatë, të cilën e ka kaluar duke mbrojtur portën e Real Madridit dhe tani të Portos.
Në anën tjetër është Gianluigi Buffon, 39 vjeç, tek i cili spikat vendosmëria për të fituar një trofe si Champions-i. Nëse nuk ia arrin kësaj, do të kornizohej me një karrierë të suksesshme, por pak melankolike.
Dy legjendat janë gati për të konkurruar, me respektin reciprok dhe miqësinë jashtë fushës.
Mbrojtësi ekstrem spanjoll nuk e ka fshehur admirimin e tij për “Supergigi”, teksa e ka ekspozuar veten në një deklaratë të freskët, sheqer e mjaltë për kolegun italian: “Jam me fat që të kem mbi supe katër vite më pak se ai. Kur kam filluar karrierën isha 14 vjeç, ndërsa ai tashmë 18 vjeç. E përgjoja me kujdes, sepse i vlerësoja stilin dhe personalitetin. Më tej jemi u rritëm së bashku, secili në klubet respektive dhe në kombëtare. Ne të dy kemi pasur karrierë shumë të ngjashme. Kemi fituar shumë shpesh dhe kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Mendoj se nuk do të jetë më në futbollin italian një tjetër portier si ai.”
Është e vërtetë, suksese të mëdha për dy gjigandët autentikë, por me një fakt për t’u theksuar: Casillas, në rininë e tij krenohet me tre Champions të fituar, ndërsa mbrojtësi ekstrem toskan ende asnjë. Kjo do të thotë pak, pasi Buffon, sipas shumë mendjeve, është portieri më i mirë i të gjitha kohërave. Në komponentin motivues, megjithatë, do të shohim një duel ekstra brenda ndeshjes Porto-Juventus.
Ish-kapiteni i Merengues dëshiron të provojë se është ende në formë të lartë. Ndërsa legjenda blu, për shembull, nëse i referohemi mbrëmjes në Lyon, do të përpiqet në çdo mënyrë për ta ngritur kupën veshëgjatë në qiellin e Cardiff.
Respekti absolut, natyrisht, dëshmohet edhe nga fjalët e “Supergigi”, para ndeshjes Itali-Spanjë, në “Euro 2016”: “Nuk është e zakonshme për të përmbushur në mënyrë dinjitoze një hapësirë aq të gjerë. Ne ishim me fat dhe të zgjuar me zgjedhjen e këtij roli, por mendoj se kemi bërë shumë për të luajtur ndeshje të rëndësishme.”
Casillas kundër Buffonit, dy modele dhe pika reference për brezat e rinj të portierëve. Në sfidën e Championsit, Porto-Juventus, që do të luhet nesër mbrëma.