Skuadra e vogël angleze Brighton&Hove Albion që javën e kaluar e siguroi rikthimin në Premier League pas tri dekadave, aksidentalisht e humbi ndeshjen kampionale kundër Norwich. Në fakt, portieri fatkeq i Brighton, David Stockdale pranoi dy gola nga distanca pasi topi fillimisht qëllonte shtyllën e më pas nga trupi i tij në rrjetë.
Ky është rast shumë i rralë në futboll që të dy golat i shënohen portierit, dhe në fund Brighton e humbi ndeshjen 2:0, edhe pse duhet pranuar se mysafirët në këtë duel (ndoshta nga festa e madhe), nuk e patën asnjë goditje në drejtim të portës kundërshtare.

Artikulli paraprakMilan revolucion në skuadër: Ja kush do të largohet nga “Milanello”
Artikulli tjetërKur lindi Mbappe, Buffoni kishte luajtur mësë 100 ndeshje me këtë skuadër!