Portierët duhet të jenë të guximshëm. Ata vendosin edhe trupat e tyre si pengesë karshi goditjeve të kundërshtarit herë pas here për t’i mbajtur ekipet e tyre në lojë. Por, zakonisht, kur pengojnë golat, janë duart dhe këmbët që u hyjnë në punë. Kjo nuk vlen për portierin e Fortuna Dusseldorf, Raphael Wolf, i cili ndihmoi në mbrojtjen e fitores së të tijve 2-0 ndaj Arminia Bielefeld. Ai e mbajti portën e tij të pastër, por duke marrë një goditje të drejtpërdrejtë me top në organin gjenital. Arminia fitoi një goditje të tërthortë brenda zonës, me Dusseldorfin që i rreshtoi lojtarët e vet në mur për të bllokuar golin, shkruan “Telesport”.

Por ishte Wolf që siguroi mburojën njerëzore për të ruajtur portën e pastër, duke e ndaluar topin me penisin e tij, para se të kishte nevojë për “të derdhur ujët” e për t’u ftohur. Pas lojës, ai ishte shëruar mjaftueshëm për të zbuluar shtrirjen e plotë të shpëtimit të tij traumatik. “Portierët gjithmonë luajnë me këmbë dhe me duar, por këtë gol e kam shpëtuar me penisin tim, – tha 29-vjeçari për “Bild”. – Unë kurrë nuk kam përjetuar një goditje të tillë të lirë. Së pari, dhimbjet ishin ferr, por pasi vura akull isha në rregull.”/Korneri.net.

Artikulli paraprak“The Sun”: Chelsea ka gati 70 mln euro për yllin e Juventusit
Artikulli tjetërOrari i xhiros së 11-të në Vala Superligë