Ferizaj në Vala Superligë.
Ferizaj dhe Vëllaznimi e zhvilluan ndeshjen kryesore të stinorit pasi në Drenas u përballen në duelin direkt për barazh apo më saktë kërkuan qëndrimin respektivisht iinkuadrimin në Vala Superligë, shkruan Korneri.net
Në një ambient të bukur sportive, me përplor shikues në të dyja anët, loja e lojtarëve në fusnë e blertë ishte shumë e zbehtë apo më saktë shumë e dobët. Rëndësia e madhe e ndeshjes e bëri lojën në momente edhe monotone për shkak se asnjëra skuadër nuk rrezikoi shumë duke u koncetruar maksimalisht në mbrojtje, kështu që rastet ishin të pakta.
Të parët rrezikuan dhe shumë seriozisht ferizajasit me anë të Bardhit i cilia sistohet për mrekulli nga Rexhepi, porn ë momentin e fundit Vëllaznimin e shpëtoi Besnik Krasniqi.
Krejt në pjesën e parë tentuan edhe gjakovarët pas një gjuajtje të lirë të Dushit dhe intervenimit të portierit Blakqorri.
Në pjesën e dytë loja diçka më e mirë e sidomos të luq e zinjvë të cilët sikur ishin më mirë të përgatitur fizikisht dhe krijuan disa mundësi si një e Besnik Krasniqit që nuk shënoi nga një pozitë e mirë.
Gjatë vazhdimeve të dyja skuadrat nuk krijuan shumë për të mos thënë asgjë sepse nuk dëshiruan të rrezikonin aspak duke ia lënë penalltive të vendosin fituesin.
Burim Shabani i Ferizajt e huqi gjuajtjen e parë pasi shumë i suksesshëm ishte portieri Altik Muhaxhiri, për të shënuar Lek Vula, ndërsa menjëherë penalltinë e dytë e ndali Muhaxhiri këtë herë Erdin Hashanit që menjëherë pas ndeshjes e përundoi karrierën.
Por, Armend Blakqorri e priti më pas gjuajtjen e Tun Bardhokut, derisa Dradan Çerkini realizoi golin e parë për Ferizajn.
Gjuajtjen e dytë të Richard Asare e ndali edhe njëherë Blakqorri që id ha mundësi Ferizajt për tikthimin e madh.
Kapiteni Florim Berisha shënoi për 2:1, derisa barazoi në 2:2 Burim Qorri.
Fillim Guraziu ishte i saktë në penalltinë e pestë, dhe Besnik Krasniqi e huqi penalltinë vendimtare kështu që Ferizaj inkuadrohet në Superligë. /Korneri.net