Copenhagen ishte nikoqir i Portos në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve (0:0), derisa tifozët vendas e shfrytëzuan ndeshjen për të shpalosur një koreografi gjigante ku shfaqën paknaqësinë e tyre të idesë që të formohet nga UEFA një Ligë e të pasurve.

Ju kujtojmë se UEFA gjatë muajve të kaluar kishte deklaruar se nga viti 2018, nga katër ligat më të fuqishme evropiane gjithmonë do të kualifikohen katër skuadrat më të mira (pasura) të shteteve përkatëse, duke mos luajtur fare ndeshje shtesë së paku nga një përballje për kualifikim siç është tani,derisa klubet e shteteve me futbollin jo shumë të zhvilluar, të kenë rast shumë më të vogël për të qenë pjesë e ngjarjes më të madhe të futbollit evropian.

Dihet se këto skuadra do të fitonin direkt me miliona të tërë si pjesmarrës direkt, kurse klubet e vogla si Copenhagen do të duhej të zhvillonin shumë ndeshje deri sa të sigurojnë vend në këtë elitë, apo ndoshta nuk do të mud të kualifikohen fare.

Në këtë koreografi ishin të vizatuar zyrtarët e klubeve si PSG, Bayern, Real, Cheslea, Barcelona dhe Juventus, ndërsa porosia thoshte: “Fair Play është respekti për të gjitha klubet e Evropës, jo vetëm të atyre që zgjedhen nga UEFA”.

Artikulli paraprakProkurori spanjoll: Neymar në burg!!!
Artikulli tjetërPo diskutihet për 40 përfaqësuese në botëror