Nesër në mbrëmje do të luhet ndeshja e shumëpritur mes Interit dhe Pordenones. Themi e shumëpritur pasi miqtë kanë disa ditë që tallen me klubin zikaltër duke bërë krahasime të ndryshime ironike.

Para disa ditesh ishte krahasimi me Ikardin, sot ekipi i Seria D ka ironizuar sërish ekipin e Spaletit me një foto në rrjetin social “Facebook”.

Pas hedhjes së shortit të Championsit, Pordenone ka publikuar foton e ndeshjeve të fazës së 1/8, duke i shtuar ndeshjen Inter-Pordenone, dhe duke e shoqëruar me shkrimin: Champions League jonë!

Një mesazh ironik për Interin, duke treguar se edhe ata nuk janë në Champions këtë sezon. Sfida e tyre e “Championsit” do të luhet nesër në mbrëmje në orën 21:00.

Fotografia e Pordenone Calcio

Artikulli paraprakKy është Reali! Nisi bisedimet me agjentin e njërit prej mesfushorëve…
Artikulli tjetërReal Madrid-PSG, historia e përballjeve direkte flet për këtë ekip