Përfaqësuesja e Polonisë shënoi fitore 1:2 në udhëtim te Mali i Zi, dhe me shumë gjasa që tani ka siguruar vend në kampionatin botëror Rusia 2018.
Polakët kryen punë pas dy golave të bukur, të Robert Lewandowskit (gjuajtje e lirë) dhe më vonë edhe të Lukasz Piszczek, ndërsa të vetmin gol për malaziasit e shënoi Stefan Mugosa.
Polonia ka 13 pikë, 6 më shumë se Mali i Zi dhe Danimarka, ku këta të fundit barazuan pa gola ndaj Rumanisë në udhëtim.

Artikulli paraprakKroos: “Nuk besoj se Bayern mund të na ndal”
Artikulli tjetërHolanda mbetet pa trajner, por nuk ka as futbollistë!