Policia gjermane ka zbuluar një lajm të madh pas shpërthimit të eksplozivit në autobusin e Borussia Dortmundit.

Sipas hetuesve shpërthimet ishin koordinuar të ndodhnin në orën 19:16, ndërsa skuadra kishte dalë nga hoteli dhe kishte filluar udhëtimin për në stadium, shkruan “Bild”.

Dyshohet që 3 bombat janë vendosur pranë autobusit të Dortmundit në momentin kur skuadra dhe rojet e sigurisë ishin përqendruar në hotelin ku akomodohej Dortmundi.

Sipas burimeve të policisë gjermane objektivi i këtij sulmi ishte për të përfunduar me pasoja tragjedie por fatmirësisht gjithçka përfundoi pa viktima por me një shok të rëndë psikologjik.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen pasi ende nuk është identifikuar personi përgjegjës për këtë shpërthim.

Kujtojmë që ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 18:45.

Artikulli paraprakFOTO/ Katastrofë për Dortmundin, vjen konfirmimi në momentet e fundit
Artikulli tjetërSulmi ndaj Borussias, me referenca ekstremizmi islamik. Gjendet letra e atentatorëve në vendngjarje