Janë arrestuar dy persona në komunën e Arezzo në Itali, derisa gjatë kontrollit janë gjetur një orë me vlerë 80 mijë euro, e cila është e ngjashme me atë të futbollistit të Milanit Samu Castillejo.
Sulmuesi i rossonerëve deklaroi dje në “Instagram” se është grabitur nga dy persona, dhe sipas informacioneve të policisë italiane, Castillejo është grabitur në një semafor, ku dy persona rreth të 30-ave i kanë drejtuar armën në fytyrë dhe i kanë kërkuar t’ia japë orën.

Të mërkurën, policia e Arezzos arrestoi dy persona, identikiti i të cilëve përputhej me përshkrimin e spanjollit, ndërsa gjithashtu iu gjet dhe ora prej 80 mijë eurosh. /Korneri.net