SER Catalunya, ka dhënë lajmin e ditës.

Operacioni është pjesë e hetimit të ‘Barçagate’, sekreti përmbledhës i të cilit ishte zgjatur për herë të gjashtë deri më 10 mars të ardhshëm. “Mossos” kishin qenë në Camp Nou korrikun e kaluar për të mbledhur informacion, përcjell Korneri.net

Ka dy krime nën hetim: administrimi i padrejtë dhe korrupsioni midis individëve. Ndërsa arrestimet nuk përjashtohen, përfshirë edhe ish-presidnetin Jose Maria Bartomeu, shton media e lartpërmendur. Po kështu, ata kanë hyrë në zyrat e atyre që janë përgjegjës për tre fusha, siç konfirmohet nga burimet e SER Catalunya: financa, ligjore dhe pajtueshmëria. Disa nga këta zyrtarë nuk kishin arritur ende në zyra dhe janë këshilluar të paraqiten në polici. Pjesa tjetër e punonjësve janë dëbuar menjëherë nga zyret. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here