Ndeshja e së premtes Juventus-Milan duket se nuk do të përfundojë kurrë, pasi polemikat vijojnë të jenë të shumta.

Fitorja 2-1 në minutën e 97-të me 11-metërsh, i cili u kontestua shumë nga futbollistët kuqezi. Këta të fundit, sipas “Gazzetta dello Sport” kanë qenë të tërbuar nga inati në dhomat e zhveshjes me gjyqtarin e sfidës.

Por, njëri prej lojtarëve të Milanit ka shkuar edhe më tej duke shkruar “hajdutë” në ambientet e brendshme të stadiumit të bardhezinjve, pikërisht në trofetë që i janë hequr Juventusit 2004-2005 dhe 2005-2006 gjatë procesi të “Calciopolit”.

Juventus nuk ka reaguar as për zërat që dhoma e zhveshjes është shkatërruar, as për këto shkrime të fundit.

Artikulli paraprakLegjenda e Milanit për Neymar: Ai është duke u bërë më i mirë se kjo legjendë e futbollit botëror
Artikulli tjetërRrëfehet Igli Tare: Greqia më bëri burrë, kurse Gjermania futbollist