Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ka fituar provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë, teksa garën e nesërme do ta nisë nga vendi i parë.

Leclerc ishte më i shpejti me kohën 1:17.868 dhe nga piloti i parë pranë tij do të jetë Max Verstappen me Red Bull. Në rreshtin e dytë do të jenë Sergio Perez (Red Bull) dhe Lando Norris (McLaren), dhe në të tretin pilotët e Mercedesit Lewis Hamilton dhe George Russell.

Valtteri Bottas nuk arriti të renditet në 10-tëshen e parë, derisa garën e nesërme do ta nisë nga vendi i 12-të.

Gara për Çmimin e Madh të Australisë zhvillohet nesër në Melburn në pistën Albert Park duke filluar nga ora 19:00.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here