Milan shënoi fitore 4:1 ndaj Veronës, për t’i shtuar gjasat për një vend në Europa League.

Me këtë fitore rosonerët edhe zyrtarisht e dërguan Veronën në Serie B, që nuk ia doli të shpëtonte me paraqitjet e dobëta që i bëri sivjet, shkruan Korneri.net

Hakan Calhanoglu dhe Patrick Cutrone i shënuan golat e pjesës së parë, kurse më të nis e dyta gol të bukur realizoi edhe mbrojtësi Ignazio Abate.
Golin e mbrëmjes e shënoi Seung-Woo Lee me një goditje volej me të parën, ndërsa rezultatin final e vuri Fabio Borini. Të mërkuren Milan e luan finalen e Copppa Italia ndaj Juventusit. /Korneri.net

Artikulli paraprakMungon edhe në finalen e Europa League
Artikulli tjetërRastësia e frikshme, nëse Liverpool fiton Championsin vdes Papa