Milan vazhdon me lojëra të mira edhe në udhëtim pasi po fiton pa asnjë problem. Rosonerët këtë herë mposhtën Empolin 1:4, në një tjetër mbrëmje special për dyshen Suso-Lapadula, të cilët sërish ishin të jashtëzakonshëm.

Suso aistoi te goli i parë për Lapadula, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 120 sekonda kur ish anëtari i Milanos, Riccardo Saponara e barazoi rezultatin pas një dhurate nga portiere Donnarumma.

Mirëpo, në pjesën e dytë një Milan i fortë, bindës, me karakter fituesi dhe efikas, andaj vendasit e nxorrën edhe tri herë tjera topin nga rrjeta.

Këtë herë Suso realizoi pas asistimit të mbrojtësit Ignasio Abate, kurse vetëm pas minuta më vonë shënoi autogol Andrea Costa. Me golin e tij të tretë sezonal, Gianluca Lapadula shënoi edhe golin e katërt për Milanon dhe pozitën e dytë të klasifikimit me 29 pikë.

 

Artikulli paraprakPrishtina deklasoi Pejën në ndeshjen kryesore
Artikulli tjetërDy gola për pozitën e dytë